Mbështetësit e Wikileaks kundërgodasin me sulme në internet

Teknologji

Mbështetësit e Wikileaks kundërgodasin me sulme në internet

Më: 9 dhjetor 2010 Në ora: 09:46

Pas arrestimit të themeluesit të Wikileaks-it, Julian Assange, në Britaninë e Madhe grupet e hakerave janë hedhur në sulme masive kundër kundërshtarëve të tyre. Në këtë mënyrë janë paralizuar përkohësisht faqet e internetit të avokatit suedez në procedurën penale kundër Assange, si dhe ndërmarrjet, të cilat kanë ndërprerë bashkëpunimin me platformën e internetit Wikileaks. Aktivistët bllokuan edhe praninë në internet të kartave të kreditit Master dhe Visa. Qysh të martën janë rregjistruar sulmet e para kundër bankës zvicerane Postfinance dhe sistemit amerikan për pagesat në internet Paypal. Grupet e hakerave folën për "goditje paralajmëruese në rrjet" dhe njoftuan vazhdimin e aksioneve të tyre sabotuese.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat