Presidenti Pacolli ngushëllon udhëheqjen dhe popullin e Japonisë

Lajme

Presidenti Pacolli ngushëllon udhëheqjen dhe popullin e Japonisë

Më: 11 mars 2011 Në ora: 19:34

Me rastin e tërmetit dhe cunamit shkatërrues që goditi Japoninë, Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli u dërgoi telegrame ngushëllimi, në emrin e tij dhe në emër të popullit të Kosovës, Perandorit Akihito dhe kryeministrit të Japonisë, Naoto Kan.

"Populli i Kosovës, qeveria jonë dhe unë personalisht ndjejmë thellësisht dhimbjen për humbjen e jetëve dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti dhe cunami shkatërrimtar. Populli i Kosovës është shumë i prekur nga kjo tragjedi. Në mendime dhe në lutje jemi me ju në këto çaste të vështira", shkruan Presidenti Pacolli.

Ai gjithashtu thekson se populli i Kosovës është i gatshëm të solidarizohet, në çfarëdo forme që ka nevojë, me popullin e Japonisë, për ta ndihmuar atë për të përballuar tragjedinë dhe për të riparuar sa më parë dëmet që shkaktoi tërmeti i sotëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat