Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryeministrit të Japonisë

Lajme

Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryeministrit të Japonisë

Më: 12 mars 2011 Në ora: 16:35

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryeministrit të Japonisë, Naoto Kan, me rastin e tërmetit që ndodhi në Japoni, ku humbën jetën mijëra qytetarë.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet: "Me dhimbje të madhe mora lajmin për fatkeqësinë natyrore, që përfshiu vendin tuaj këto ditë, ku humbën jetën shumë qytetarë dhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, juve, qeverisë tuaj, popullit japonez dhe familjarëve të viktimave të tërmetit, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe populli i Kosovës në këto momente të vështira do të jetë pranë qeverisë dhe popullit japonez, me gatishmërinë më të lartë për mbështetje dhe solidaritet.

Dua të theksoj gjithashtu se Qeveria e Republikës së Kosovës është dhe do të vazhdojë të jetë përherë mirënjohëse për mbështetjen e gjithanshme që Japonia i ka dhënë Kosovës në procesin e pavarësisë dhe zhvillimit të saj".

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat