Vlorë, incident mes kandidatit Kollozi dhe komisionerëve

Lajme

Vlorë, incident mes kandidatit Kollozi dhe komisionerëve

Më: 10 maj 2011 Në ora: 18:47

Shkëputja e energjisë elektrike në një prej qendrave të numërimit të votave për një periudhë të shkurtër kohore ka nxitur një incident mes kandidatit të koalicionit “Aleanca për qytetarin” në Vlorë, Ardian Kollozi dhe komisionerëve të numërimit të votave.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3.00 të mëngjesit të ditës së martë në KZAZ-në me numër 61. Ndërkohë, shefi i policisë bashkiake në Vlorë ka aktivizuar energjinë elektrike të emergjencës, ndërsa Kollozi i shoqëruar edhe nga vëzhgues të Partisë Demokratike ka kërkuar që linja të ndërpritet. Rrjedhimisht, kandidati i djathtë është konfrontuar fillimisht verbalisht me vëzhguesit e palës tjetër, ndërsa më pas debate ka degjeneruar deri në përplasje fizike mes tyre.

Më pas është dashur ndërhyrja e policisë së Vlorës që të kthehej qetësia dhe komisioni të rifillonte punën sërish në KZAZ-në me numër 61.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat