PK: 21 të lënduar në protestat e Vetëvendosjes

Lajme

PK: 21 të lënduar në protestat e Vetëvendosjes

Më: 12 maj 2011 Në ora: 20:39

Policia e Kosovës (PK) ka njoftuar se 21 persona janë lënduar, 15 policë dhe 6 protestues, gjatë protestës së organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje para ndërtesës së re të Qeverisë së Kosovës, në shenjë pakënaqësie ndaj vizitës së shefit të ekipit negociator serb Borisllav Stefanoviq në Kosovë.

Sipas policinë në protestë morën pjesë rreth 400 persona, një pjesë e të cilëve, 50 deri në 60 protestues kanë qenë të dhunshëm dhe kanë përdorë mjete të forta, ngjyrë, gurë, të cilat i kanë hedhur në drejtim të objektit të qeverisë dhe veturave zyrtare, duke shkaktuar dëme materiale.

Si pasojë e këtyre veprimeve 15 zyrtarë policorë kanë marrë lëndime trupore, prej tyre dy janë lënduar rëndë dhe janë nën kujdesin mjekësor.

Në anën tjetër sipas, QKUK-së gjashtë persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore ku pesë prej tyre janë liruar pasi kanë marrë trajtimin mjekësor ndërsa një është ende duke u trajtuar.

Veprime të tilla të dhunshme kanë vazhduar edhe para objektit të qeverisë dhe parlamentit dhe si rrjedhojë një numër i xhamave janë thyer nga hedhja e mjeteve të forta dhe gurëve.

Policia për të parandaluar veprimet e tilla dhe pasojat nga këto veprime është dashur ta përdorë gazin lotsjellës dhe ndërkohë ka arrestuar dy protestues.

Aktualisht disa persona po vazhdojnë të qëndrojnë para ndërtesës së Qeverisë dhe Parlamentit, ndërkaq policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për ta kontrolluar situatën, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat