Cili është pedagogu i fizikës i cili kundërshton Anjshtajnin?

Lajme

Cili është pedagogu i fizikës i cili kundërshton Anjshtajnin?

Më: 19 qershor 2012 Në ora: 22:38

Teoria e relativitetit e Albert Anjshtajnit duket se është e gabuar. Të paktën ky është pretendimi i Shukri Klinakut, ish-revolucionari kosovar, sot pedagog i Fizikës në Universitetin e Prishtinës i cili sapo ka publikuar librin e titulluar, “Lëvizja relative, shpjegimi i drejtë dhe gabimet e Anjshtajnit”, me anë të të cilit shpjegon se teoria e tij është e mbushur me gabime nga A deri te ZH.

“Kjo teori kërkon të shpjegojë lëvizjen relative, por lëvizja relative nuk është komplekse siç është paraqitur në teorinë e relativitetit të veçantë dhe nuk është aq komplekse sa fizika e paraqet atë në publik”, shprehet Klinaku.

Mediat kosovare por edhe ato ndërkombëtare i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë pedagogut kosovar për kundërshtimin e veçantë të tij.

“Ne jetojmë përditë me lëvizjen relative, por nëse do të ishte kaq komplekse do ishim konfuz në çdo hap”, shpjegon më tej ai.

Pedagou kosovar detajon më tej se argumentet kundër teorisë speciale të relativitetit, kur thotë se koha rrjedh më ngadalë në sistemin që lëviz, trupat shkurtohen në drejtim të lëvizjes dhe masa e trupit rritet me rritjen e shpejtësisë së tij, janë të shumta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat