GNK: Protokolli ka dëmtuar marrëdhëniet EULEX-Kosovë

Lajme

GNK: Protokolli ka dëmtuar marrëdhëniet EULEX-Kosovë

Më: 15 shtator 2009 Në ora: 11:12

Pragë - Protokolli EULEX-Serbi nuk e cenon sovranitetin e Kosovës, por ky protokoll i ka dëmtuar plotësisht marrëdhëniet mes EULEX it dhe Kosovës, tha Marko Prelec, drejtor për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave. Sipas tij, kjo është përgjegjësi e të dyja palëve, por, para së gjithash, është përgjegjësi e EULEX it. Në një intervistë për REL Prelec ka kritikuar EULEX in, duke thënë se do të duhej të ishte "shumë më transparent" dhe do të duhej ta përfshinte Qeverinë e Kosovës në proces sa më shpejt që të ishte e mundur. Ndërkaq për Qeverinë e Kosovës ai thotë se "duhej të kishte këmbëngulur që të kishte një rol aktiv në negocimin e protokollit dhe jo të rrinte mënjanë e të përpiqej ta sabotonte". "Nëse Qeveria e Kosovës do të kishte këmbëngulur që të konsultohej lidhur me protokollin, pa diskutim që do të kishte pasur ndikim. Ata nuk e zgjodhën këtë rrugë dhe vepruan gabim". Pyetjes nëse BE ja do të ndryshojë qasjen me dy protokollet e tjera, përfaqësuesi i GNK konsideron se "ka një lloj ndërgjegjësimi", por megjithatë ai nuk mendon se një pjesë e BE së e "ka kuptuar se sa shumë e ka dëmtuar misionin e vet me mënyrën si rrodhën ngjarjet rreth protokollit". "Kjo është shqetësuese. Ka nevojë për më shumë fleksibilitet. Kemi dëgjuar shumë të thuhet nga BE ja se po e ndihmojmë Kosovën, po përpiqemi së tepërmi dhe se qëllimet tona janë të mira. Deklarata të tilla nuk ndihmojnë", nënvizon Prelec. Sipas tij, njerëzit që ndihmon duhet të të shohin si të ndershëm. "Momentalisht, evropianët e misionit të EULEX it nuk po shihen si të tillë. Është përgjegjësi e tyre që ta rregullojnë dëmin e shkaktuar", tha ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat