Kuçi: Protokolli për institucionet nuk ekziston

Lajme

Kuçi: Protokolli për institucionet nuk ekziston

Më: 18 shtator 2009 Në ora: 16:49

Prishtinë, Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi është i bindur se Kosova do të ecë mbarë në rrugën drejt integrimeve në Bashkimin Evropian dhe në organizmat tjerë ndërkombëtarë, ndërsa theksoi gatishmërinë dhe vullnetin e shteteve anëtare të BE-së për përkrahjen e Kosovës në këtë rrugë. “Rruga e Kosovës në fushën e integrimeve evropiane është e hapur, por natyrisht se ne këtë rrugë ka përparësi, vlerësime pozitive dhe sfida. Ajo çka është me rëndësi është se vullneti i shteteve anëtare të Bashkimit Evropian është që kjo rrugë të përkrahet”, tha Kuçi. Zëvendëskryeministri Kuçi, ka qëndruar në Bruksel, ku ka zhvilluar takime me zyrtarë të Komisionit Evropian për Ballkanin. Ai tha se qeveria është duke i kryer të gjitha obligimet e saja dhe tashmë ka dërguar raportin e tre mujorit të fundit dhe pret që më 14 tetor të publikohet studimi i fizibilitetit dhe raporti i progresit. “Jam optimist se Kosova do të ecë sigurt në rrugën e integrimeve evropiane” tha Kuçi, duke theksuar se në BE ka perceptim pozitiv për rrugën e integrimeve të Kosovës në kuadër të BE-së. I pyetur nëse policia e Kosovës do të bashkëpunoj me EULEX-in për jetësimin e protokollit, Kuçi tha se qeveria ka kërkuar në vazhdimësi nga Policia e Kosovës që të respektoj ligjin për Policinë e Kosovës, të respektoj Kushtetutën dhe zinxhirin komandues që e kanë të paraparë me ligji. Ai e quajti temë të tejkaluar nënshkrimin e protokollit ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë. “Kosova nuk ka qenë palë në atë proces dhe protokolli është çështje që për ne nuk ekziston”, u shpreh Kuçi.

L. H.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat