Shkollat urdhërohen të raportojnë mungesat e nxënësve shkaku i gripit A H1N1

Lajme

Shkollat urdhërohen të raportojnë mungesat e nxënësve shkaku i gripit A H1N1

Më: 7 nëntor 2009 Në ora: 15:00

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike kërkoi sot nga Ministria e Arsimit Shekncës dhe Teknologjisë që të urdhërojë shkollat ne gjithë vendin të raportojnë mungesat e nxënësve në shkolla.

Drejtorit i këtij Instituti Naser Ramadani i ka shkruar një letër ministrit Enver Hoxhaj në të cilën poashtu ka kërkuar që të gjitha institucionet shkollore të bëjnë dezinfektimin e sipërfaqeve dhe nyjave sanitare. Këto kërkesa u drejtuan sot përmes një komunikate me qëllim prognozimin e ecurisë së pandemisë së gripit të derrave në vend, si dhe për shkak të rekomandimeve për nevojat eventuale të ndërprerjes së përkohshme të mësimit në shkolla.

Keqësimi i motit shton mundësinë e përhapjes më të madhe të gripit AH1N! I cili është bërë problem dhe pandemi për mbarë botën. Paraqitja e 3 rasteve të fundit ka vënë në lëvizje jo vetëm Ministrinë e Shëndetësisë por edhe të gjitha institucionet e tjera shëndetësore në të gjitha nivelet për të marrë masa preventive kundër kësaj sëmundje të rrezikshme që tashmë ka marrë përmasa botërore.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë tashmë gripi i ashtuquajtur “ i derrave” po bën kërdinë në disa vende të botës, në ndërkohë që ky virus ka prekur pothuaj të gjitha vendet e rruzullit tokësor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat