Deklaratë për media e PDK-së

Lajme

Deklaratë për media e PDK-së

Më: 12 nëntor 2009 Në ora: 15:31

Në deklaratën e PDK-së, thuhet:

Dje, në Deçan, u tentua të kriminalizohet demokracia dhe vota e lirë e qytetarëve nga bandat e krimit që për vite të tëra terrorizojnë natën Kosovën.

Në tubimin elekoral të Partisë Demokratike të Kosovës në Deçan, ku merrte pjesë edhe Kryetari i PDK së dhe Kryeministri i vendit, Hashim Thaëi, ka ndodhur një sulm i rëndë, ku janë përdorur mjete të forta dhe armë, duke vënë në rrezik jetën e pjesëmarrësve të tubimit dhe të delegacionit të lartë të PDK së.

Të nxitur dhe të organizuar drejtpërdrejtë nga Ramush Haradinaj, duke përdorur edhe njerëz të inkriminuar dhe të ikur nga drejtësia, dje në Deçan u provua të përdhoset dhe të frikësohet vota e lirë e qytetarëve.

Partia Demokratike e Kosovës kërkon nga organet e rendit që t'i bëjnë hetimet e nevojshme, veçanërisht ndaj përdoruesëve të armëve dhe nxitësve të dhunës dhe që t'i vëjnë ata para drejtësisë.

I kujtojmë Ramush Haradinajt se pushteti fitohet me votën e vullnetit të lirë dhe jo me dhunë e armë.

Deçani, si gjithë Kosova, është pjesë e demokracisë dhe krenarisë së Kosovës. Vota e lirë është e shenjtë për çdo qytetar që me aq sakrificë ka kontribuar për ndërtimin e shtetit tonë.

I ftojmë qytetarët e Deçanit dhe të mbarë Kosovës që të jenë të qetë, të mos bien pre e dhunës dhe provokimeve dhe që të votojnë lirshëm për demokracinë dhe për të ardhmen e tyre të sigurtë. Dalja masive në zgjedhjet e 15 Nëntorit do t'i tregojë botës së qytetëruar se qytetarët e Kosovës janë të përcaktuar për demokraci dhe për pluralizëm politik, thuhet të fund të deklaratës të Partisë Demokratike të Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat