LDD: Shtyllat kryesore të shtetësisë kanë dështuar

Lajme

LDD: Shtyllat kryesore të shtetësisë kanë dështuar

Më: 1 dhjetor 2009 Në ora: 15:42

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë ka mbajtur të martën takimi e saj të rregullt, në të cilin u diskutua rreth aktualitetit politik në nivel të Republikës së Kosovës.

Kryesia e LDD-së, siç thuhet në një komunikatë për media, po përcjellë me shumë shqetësim zhvillimet e ditëve të fundit në Kosovë, ku pjesë e këtyre zhvillimeve janë edhe deklaratat publike dhe dyshimet e shfaqura për krim të organizuar në Kosovë në dhjetëvjeçarin e fundit.

“LDD, konsideron se shtyllat kryesore të shtetësisë së Kosovës në vend kanë dështuar duke mos vepruar me kohë dhe duke lënë hapësirë për konfuzion, shqetësim dhe krijim të opinioneve negative në vend”, theksohet në komunikatë.

LDD i bënë thirrje institucioneve të vendit dhe bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, që të marrin të gjitha masat e nevojshme për të zbardhur të gjitha rastet e dyshuara për krime në vend, në mënyrë që Kosova të vazhdoj rrugëtimin e vet në rrjedhë normale.

“LDD, mbetet e përkushtuar që të jep kontributin e vet në ndërtimin e një shoqërie demokratike, ku sundon rendi dhe ligji dhe ku respektohen parimet demokratike të funksionimit të shtetit dhe shoqërisë”, përfundon komunikata.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat