Tolaj: Jemi të sigurt në fitoren e LDD-së në Viti

Lajme

Tolaj: Jemi të sigurt në fitoren e LDD-së në Viti

Më: 3 dhjetor 2009 Në ora: 15:54

Shefi i Shtabit Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Sejdë Tolaj, ka shprehur bindjen se LDD-ja me siguri do ta fitojë garën në balotazh për kryetar të komunës në Viti dhe se pas 13 dhjetorit 2009, do të ketë kryetarin e Vitisë nga radhët e saj. Gjatë konferencës për media të mbajtur pas takimit të Shtabit Qendror Zgjedhor dhe atij të degës së LDD, Tolaj ka thënë se kandidati i LDD-së ka fituar më së shumti vota në raundin e parë. “Me këtë rast dhamë përkrahjen e Shtabit Qendror elektoral për kandidatin tonë, Shtabin Zgjedhor të Degës së LDD-së dhe gjithë strukturat e LDD-së në Viti. Që së bashku me partnerët tonë në fazën e balotazhit të përgatitemi që fitorja në balotazh të jetë e sigurt”, tha Tolaj. Ai theksoi se LDD në Viti është shumë mirë e përgatitur që ta mbrojmë votën e qytetarëve të Vitisë, që vota të mos deformohet dhe të jetë në përputhshmëri me vullnetin politik të qytetarëve. “Shtabi Qendror elektoral i LDD-së tash do të jetë pak në Prishtinë, do të jetë në komunat ku jemi në balotazh dhe me fokusim më të madh në Viti dhe Pejë ku kandidati i ynë Elmi Berisha është në balotazh për kryetar të komunës”. Ne do të përkrahim edhe kandidatin ë përbashkët të koalicionit, Nexhmedin Spahiu, i cili është në balotazh për kryetar të komunës së Mitrovicës, tha Tolaj. Kandidati për kryetar të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, do të vazhdojë kontakte dhe bisedat konkrete me elektoratin e kësaj komune për të rritur numrin e atyre që do të votojnë për te në balotazh. Besojmë se komuna e Vitisë në mandatin e ardhshëm katër vjeçar do të qeverisët nga LDD”. Shefi i Shtabit Zgjedhor të LDD tha se kjo parti në garën për kryetar të komunës së Vitisë ka hy në koalicion me LDK-në “Është bërë marrëveshje duke e respektuar parimin e reciprocitetit, jemi marr vesh që LDK në Viti ta përkrah LDD-në, ndërsa LDD në Gjilan të përkrah LDK-në”. Ajo që na bënë me qenë më të sigurt në fitoren e LDD-së në Viti, është se kandidati ynë është më i miri, përfundoi Tolaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat