LDD kërkon të luftohet krimi i organizuar

Lajme

LDD kërkon të luftohet krimi i organizuar

Më: 4 dhjetor 2009 Në ora: 15:19

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë të premten mbajti takimin rregullt me përfaqësuesit e degëve të saj, ku u njohën me aktivitet e LDD-së, me përgatitjen për hyrjen në raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen më 13 dhjetor.

LDD, siç thuhet në një komunikatë për media, shprehu gatishmërinë e saj për t’i dalë në ndihmë absolute degëve të saj në Pejë dhe Viti, si dhe në Mitrovicë kandidatit të përbashkët për kryetar të komunës së Mitrovicës.

Lidhja Demokratike e Dardanisë edhe në takimin me përfaqësuesit e degëve, “shprehu shqetësimin e saj, se shtyllat kryesore të shtetësisë së Kosovës në vend kanë dështuar duke mos vepruar me kohë dhe duke lënë hapësirë për konfuzion, shqetësim dhe krijim të opinioneve negative në vend, me rastin e asaj që pamë në media”.

LDD me këtë rast shprehu qëndrimin e saj, se Kosova duhet të dëshmojë se askush nuk është mbi ligjin dhe se angazhohet për ta luftuar krimin e organizuar, ngase në të kundërtën perspektiva e popullit tonë do të jetë e rrezikuar.

LDD, siç thuhet në një komunikatë të kësaj partie, mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një shoqërie demokratike, ku sundon rendi dhe ligji.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat