Fushata për balotazh e AKR-së në Mitrovicë

Lajme

Fushata për balotazh e AKR-së në Mitrovicë

Më: 6 dhjetor 2009 Në ora: 16:46

Drejtuesit e këtij koalicioni u kanë premtuar elektoratit se me fitoren e AKR-së dhe LDD-së banorëve të Shalës do tu krijohen kushte të mira për jetesë dhe zhvillim ekonomik në këtë pjesë.

Duke kërkuar votën nga qytetarët e Mitrovicës, kandidati i AKR-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Nexhmedin Spahiu ka deklaruar se vota për koalicionin AKR-LDD është votë për të ardhme të ndritur për banorët e Shalës, duke pasur parasysh programin që ofron ky koalicion.

Koalicioni AKR-LDD ka zhvilluar takime me simpatizuesit e vet edhe në fshatrat Zhabar dhe Kçiç i Madh të komunës së Mitrovicës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat