Sekretari Ban thërret për inkuadrimin e Kosovës në bashkëpunim rajonal

Lajme

Sekretari Ban thërret për inkuadrimin e Kosovës në bashkëpunim rajonal

Më: 16 janar 2010 Në ora: 17:50

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, e ka bërë publik raportin më të ri mbi zhvillimet në Kosovë, në të cilin bën thirrje për një inkuadrim të Kosovës në bashkëpunim rajonal, ndërkaq situatën e ka quajtur si “të brishtë, por të qetë”. Raporti prej 15 faqesh është më tepër përshkrues i zhvillimeve në tremujorin e fundit të vitit që e lamë pas, ndonëse një risi është thirrja që Sekretari Ban iu drejton Prishtinës dhe Beogradit, siç thotë, që të “lënë mënjanë çështjen e statusit dhe të bisedojnë për çështje praktike të bashkëpunimit rajonal”. “Unë bëj thirrje për pragmatizëm dhe gjetjen e një formule kur është fjala te pjesëmarrja e Kosovës në mekanizmat rajonal dhe në forume që janë esenciale për një zhvillim ekonomik dhe demokratik dhe për një stabilitet afatgjatë të rajonit,” thotë Ban në raportin e tij.

Për zhvillimin më të rëndësishëm gjatë kësaj periudhe kohore, zgjedhjet lokale, Ban thotë se janë mbajtur në një atmosferë paqësore, zgjedhje të cilat vëzhguesit ndërkombëtar i kanë vlerësuar se kanë përmbushur standardet demokratike.

Lidhur me gjendjen në veri të vendit Sekretari Ban thotë se ka pasur rënie të tensioneve megjithëse shqetësojnë incidentet ndëretnike që vazhdojnë të ndodhin në Mitrovicë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat