Kelmendi takoi përfaqësueset e Këshillit të Evropës në Kosovë

Lajme

Kelmendi takoi përfaqësueset e Këshillit të Evropës në Kosovë

Më: 21 janar 2010 Në ora: 16:13

Ministrja e Drejtësisë, znj. Nekibe Kelmendi, priti në një takim njohës të dërguarën e re të Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, znj. Orsolya Szekely dhe znj. Claudia Luciani, Drejtoreshë për Këshilla Politike dhe Bashkëpunim në Këshillin e Evropës. Gjatë takimit përfaqësueset e Këshillit të Evropës u interesuan për gjendjen e qendrave të paraburgimit dhe të burgjeve, si dhe për respektimin e të drejtave të personave të privuar nga liria, që mbahen në këto institucione korrektuese. Ministrja Kelmendi tha se Ministria e Drejtësisë ka krijuar kushte të mira për të gjithë të burgosurit, të cilët qëndrojnë në Institucionet Korrektuese të Kosovës. "Të gjithë personat që gjenden në Institucionet Korrektuese, gëzojnë të gjitha të drejtat e parapara në legjislacionin vendor dhe ndërkombëtar", tha ministrja Kelmendi dhe shtoi së puna e ministrisë që ajo drejton, do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në mënyrë që të burgosurit të gëzojnë të drejtat e tyre. Orsolya Szekely, detyrën e re si kryesuese e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë e fillon më 1 shkurt 2010.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat