Koalicioni Demokratik për Gjilanin intensifikon takimet me elektoratin

Lajme

Koalicioni Demokratik për Gjilanin intensifikon takimet me elektoratin

Më: 10 mars 2010 Në ora: 12:11

Gjilan, 10 mars - Koalicioni Demokratik për Gjilanin, pas një serë takimesh të mbajtura me nëndegët e Grykës së Karadakut, ku mori mbështetje të plotë, me arsimtarët gjilanas si dhe me gratë e komunës së Gjilanit, ku iu rikonfirmua edhe njëherë mbështetja kandidatit për kryetar komune, Fatmir Rexhepit si dhe Programit zhvillimor për Gjilanin, ka intensifikuar fushatën me nëndegët e lokaliteteve të Vërbicës së Zhegovcit, Përlepnicës, Kmetovcit, Shillovës, Kosaqës etj. Në të gjitha tubimet e ditës së djeshme në mbështetje të Fatmir Rexhepi ishin dhe tre nënkryetarët e këtyre partive në qendër, Lutfi Haziri, (LDK), Ahmet Isufi (AAK) dhe Xhemajl Hyseni (LDD) si dhe z/ministrja Lirije Kajtazi si dhe ish ministri Qemajl Ahmet. Nënkryetari i LDK së dhe njëherësh edhe kryetar i kësaj dege në Gjilan, Lutfi Haziri, siguroi elektoratin se ata mbështesin fuqishëm kandidatin për kryetar komune, Fatmir Rexhepin si dhe programin e zhvillimit dhe përspektivës për Gjilanin, si zgjidhja më e mirë dhe më e qëndrueshme për Gjilanin. Ai mohoi zërat e taborrit tjetër për kinse rrjedhje votash të këtij koalicioni. Ne jemi unikë si kurrë më parë dhe të sigurtë në fitoren tonë, sepse ne, për muaj të tërë e mbrojtëm votën tuaj, ne e zumë hajnin me pelë për dore dhe tash, pas vendimit të drejtësisë, vota e popullit do ta ndëshkojë manipulimin, hajninë dhe kontrabandën e vullnetit tuaj e cila ka vetëm një adresë: Partinë Demokratike të Kosovës. Pikërisht ata që as nuk po skuqen për këtë hajni dhe këtë depresion politik që ia sollën Gjilanit dhe paturpësisht me muaj të tërë bllokuan këtë proces, sot poashtu, në të njejtën mënyrë abuzojnë dhe shantazhojnë edhe në emër të qeverisë së Kosovës vetëm e vetëm për ta ruajtur dhe pasur Gjilanin si qifflik të vetin. Por, kjo mbështetje kaq masive do t'u thotë JO më 14 mars, edhe më fuqishëm se me 13 dhjetor të vitit të kaluar, duke rikthyer kështu përfundimisht demokracinë, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik në këtë komunë, ishte i bindur z. Haziri. Edhe Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK, ishte i vendosur në ndëshkimin e gjithë asaj hajnie dhe korruptimi me votën e qytetarit gjilanas që ndodhi nën singlën e PDK së. Një kryetar kukull nuk i duhet Gjilanit, u shpreh në mënyrë kategorike sufi. Ai vetë e ka pranuar edhe publikisht se nuk ishe kryetar në këto dy vite por, dikush tjetër. Ai edhe këtë fushatë sot po ë bën me njerëz që s'janë fare nga Gjilani po, vijnë nga mese tjera të Kosovës, andej kah po shkojnë edhe fondet tona dhe, me këtë po dëshmon se nuk e ka mbështetjen e bashkëpartiakëve të tij nga Gjilani e, as të qytetarëve të Gjilanit por, vetëm të bosëve të PDK së nga Prishtina, sepse ai as që e mbrojti interesin e tyre dhe tonin në këto dy vite, nënvizoi Isufi. Nënkryetari i LDD_së, Xhemajl Hyseni, tha se gjilanasit nuk do të shiten për një pako ushqimore të cilitdo ministër që e shpërndanë këto ditë nëpër fshatrat e Gjilanit. Nuk do të rrëshqas ky Koalicion as në mëshirën e votës së minoritetve të cilën po e kontrabandon sërish PDK ja. Por, përmes votës nacionale do t? ju hap mundësi të gjithëve, sepse ka një Program zhvillimor çfarë nuk e kanë tjerët dhe një kandidat si Fatmir Rexhepi, i cili me autoritetin, profesionalitetin dhe dinjitetin e tij do jetë në shërbim të kësaj komune dhe, do të dijë të ruaj edhe dinjitetin e minoriteteve . I nderuar me mbështetjen e parezervë si të Koalicionit Demokratik për Gjilanin, të cilit realisht I kanë garantuar mbështetje edhe disa parti tjera në Gjilan, po, gjithashtu edhe nga mbështetja e gjerë qytetare që po rritet dita-ditës, Fatmir Rexhepi, garantoi se do t'ju qëndrojë besnikë gjithë atyre premtimeve të dhëna gjatë fushatës, do rikthejë demokracinë në Gjilan dhe do hap përspektivë zhvillimimore për Gjilanin si qendër e Kosovës Lindore. Njëkohësisht, ai tha se do ruajë dhe respektojë dinjitetin dhe interesin e çdo qytetari dhe nuk do ta nëpërkëmbë për asnjë moment dhe me asnjë çmim, siç po vepron kundërshtari i tij, sidomos me serbët, me romët dhe me varfanjakët e kësaj komune. "Ne kemi votat tona për gjithë këtë potencial profesional e intelektual që kemi, pa u harrnuar nga midise tjera jashtë Gjilanit, që të unifikohemi si tash, të zhvillohemi dhe t'i hapim rrugë së ardhmes", shtoi më tej Rexhepi. Prandaj ai tha se e ka pranuar këtë kandidaturë, ka hyrë në këtë garë dhe është përpjekur për ta mbrojtur votën e qytetarëve nga ata që e kontrabanduan dhe fatmirësisht nuk arritën ta fshehin gjithë atë maskarallëk, për gjithë këta muaj. "I vetmi interesi imi, është interesi për ta zhvilluar Gjilanin, inters që po ka mbështetje gjithnjë e më të madhe dhe unë besoj se 14 Marsi do jetë fundi i një qeverisjeje të keqe, i një qeverisjeje të korruptuar që ka degraduar çdo gjë gjatë këtyre dy viteve, në të cilat është vjedhur më shumë se në pesëdhjetë vitet e shkuara", tha Rexhepi. Takimet me elektoratin vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme, deri të premten në mbrëmje kur edhe do mbyllet fushata.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat