Rexhepi: Me 14 mars - Gjilani do të bëhet zot në shtëpinë e vet

Lajme

Rexhepi: Me 14 mars - Gjilani do të bëhet zot në shtëpinë e vet

Më: 11 mars 2010 Në ora: 17:08

Në zyrën e degës së LDK, në Gjilan, z. Fatmir Rexhepi, kandidat për kryetar të Gjilanit, mbajti të enjtën për herë të fundit takimin me gazetarë, i cili i felenderoi shumë për informimin, si tha ai, korrekt të procesit zgjedhor të 13 dhjetorit. Ai fillimisht tha se, muaji mars na rikthen kujtimin për ngjarjet e kthesave të mëdha politike dhe hisotorike për popullin kosovar, duke shtuar se, 11 marsi, për Kosovën, por edhe për ne, kjo datë njihet për kërkesat e studentëve për Republikën e Kosovës. Po ashtu, si u shpreh ai, -shpejt do të vjen edhe pranvera apo dita e 14 marsit që, Gjilani, po ashtu do të vendos për demokracinë, për shtetin ligjor, për Gjilanin dhe për Kosovën. “Pranvera e 20-vjetorit të themelimit të LDK-së, në Gjilan, është po ashtu një ngjarje madhore, sepse këtu janë plot njëzet vite, për të cilat na detyrojnë që ti kthehemi kujtimit për të gjithë ata që ranë për lirinë, pavarësinë, shlirimin e për demokracinë. Kthejmë po ashtu edhe kujtimin për njeriun e madh, që sot na mungon, ish-presideti historik, dr. Rugova, për gjithë këtë lëvizje të madhe politike që i dha aq shumë Kosovës, që sot të kemi shtetin e lirë dhe, bashkarisht të vazhdojmë të avancojmë proceset e ndërtimit të këtij shteti ligjor, shtoi z. Rexhepi”. Po ashtu, ai në këtë konferencë me gazetarë tha se, do të garantojmë këtu që, Gjilani do të vazhdojë të mbetet fuqishëm në linjat e asaj kulture që ka treguar, atyre aktiviteteve, binjdje politike të demokracisë, përforcimit të saj, vlerat të cilat, bazuar në traditën e tyre, ne i kemi bashkuar i kemi unifikuar ato që dhanë shumë për 20 vite, në një koalicon demokratik në mes LDK të Kosovës, AAK dhe Dardanëve të Kosovës. Me 14 mars, Gjilani do të bëhet zot në shtëpinë e vet. Apeli im është për një fushatë dinjitoze dhe për një menaxhim të mirë të ditës së votimit në mbrojtje të vullnetit të votuesve të Gjilanit tha në fund të konferencës për gazetarë, z. Fatmir Rexhepi, kandidat për kryetar të Gjilanit./Tefik Selimi

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat