Nga tërmeti, në Skenderaj janë dëmtuar disa shtëpi dhe shkolla

Lajme

Nga tërmeti, në Skenderaj janë dëmtuar disa shtëpi dhe shkolla

Më: 11 mars 2010 Në ora: 17:09

Skenderaj 11 mars

“Edhe pse ishte mot i ftohtë e me borë, mbrëmë me të gjithë fëmijët kena ndejt gjithë natën jashtë sepse këna pas frikë se mos po na rrëzohet shpija dhe po na zë brenda”. Kështu u shpreh Sahit Ademi nga Kopiliqi i Skenderajt të cilit tërmeti i djeshëm, shtëpinë e tij të ndërtuar prej guri ia kishte qarë e dërmuar deri në rrënim. “Nuk di kah du me ia mbajt me 10 anëtarë të familjes në këtë ftoftë. Kah me i que fëmijët, brena rrezik, sepse shtëpia është e vjetër dhe e ndërtuar prej guri dhe nga tërmeti i djeshme u qa ne tana anët “ pyet ku hallexhi , cili thotë se jeton me ndihma sociale. Sokol Hoxha, shef i sektorit për mbrojtje dhe shpëtim i Komunës së Skenderaj thotë se raste të tillë ka shumë që kanë pësuar dhe se deri më tani Sektorit për Mbrojtje dhe Emergjenca, qe funksionon në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike i janë paraqitur 40 raste të dëmtimit të shtëpive me konstruksion të vjetruar ndërtimi. Poashtu banorë nga Qirezi, Obrija e Ult, Pemishta, Kopiliqi, Klina e Ult, Llausha, Ternavci, Skenderaj, dhe Izbica, kanë raportuar për dëmet nga tërmeti dhe Sipas Hoxhës, numri i të ankuarve nga këto fshatra sa vjen e shtohet dhe se mund të jetë shumë ma i madh. "Ekipet tona aktualisht ndodhen në terren, ku janë duke incizuar dhe bërë vlerësimin e gjendjes së shtëpive të dëmtuara dhe numrin e saktë rasteve. Dridhjeve të tokës nuk i kanë shpëtuar as godinat shkollore. Sipas Hoxhës, lëkundjet e tokës kanë dëmtuar shkollat fillore: "Shaban Jashari" në qytet, shkolla fillore në Runik, në Tërnafc, në Baks dhe Qirez. Hoxha ka thënë se, kur ekipet të përfundojnë punën e tyre në terren, do të dihet më saktë dëmi i shkaktuar, si pasojë e tërmetit që goditi vendin tonë të mërkurën pasdite. Sipas Hogjës këtu do të formohen ekipe profesioniste te cilat do të bëjnë vlerësimin e saktë të dëmësve . Shkolla fillore e qyteti Shaban Jashari" është njëra ndësr shkollat e cila ka pësuar më së shumti nga tërmeti i djeshëm . Sipas Drejtorit të shkollës Musa Derguti këtu janë shkaktuar plasaritje në shumicën e mureve të dy kateve e dhe si e tillë shkolla tani paraqet rrezik për mbi 1060 nxënës te kësaj shkolle dhe 58 punëtorë .”Në kohën kur ka ndodhe tërmeti i se Mërkurës kanë qenë ne mësim afro 500 nxënës te klasave të ulëta I-V të cilët janë shkaktuar trauma sidomos në shkallë dalëse te cilat janë shumë të ngushta”. Sipas Zyrtarëve te Drejtorisë për mbrojtje dhe Shpëtim e Skenderaj bën pjesë në dy zona te dridhjeve sizmike me intensitet te dridhjeve 6 dhe 7 gradë te Rihterit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat