Kryetarët e komunave të Kosovës, urojnë për muajin e Ramazanit

Lajme

Kryetarët e komunave të Kosovës, urojnë për muajin e Ramazanit

Më: 10 gusht 2010 Në ora: 19:37

Kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës, kanë uruar me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. Kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati, Kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, Kryetari i Suharekës, Blerim Kuçi, Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj etj., kanë uruar besimtarët myslimanë të komunave të tyre si dhe të Kosovës, me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit. Në urimet e kryetarëve të komunave të vendit tonë, bëhet thirrje për solidaritet, ndihmë ndaj të varfërve, mirëqenie më të mirë, respekt ndaj njëri-tjetrit, si dhe u urohet agjërim të lehtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat