Ashton në bisedime me Tadiq për rezolutën

Lajme

Ashton në bisedime me Tadiq për rezolutën

Më: 7 shtator 2010 Në ora: 09:31

Takimi i sontëm me presidentin serb Boris Tadiq, thuhet të jetë përfundimtar dhe zyrtarë të BE-së thonë se shpresojnë në arritjen e një kompromisi.

Sipas BBC-së, aktualisht thuhet që të punohet në amendamentimin e rezolutës serbe, duke ndryshuar dy pikat qëndrore të saj: atë për shkëputjen e njëanshme dhe bisedimet për statusin e Kosovës.

Zyrtarë të BE-së thonë se zonja Ashton do të provojë ta bindë presidentin serb për të hequr dorë nga bisedimet për statusin dhe do t’i ofrojë atij mundësi për lehtësimin e dialogut me Prishtinën zyrtare.

Mësohet se vendet anëtare të BE-së kanë arritur pajtueshmërinë për një qëndrim të përbashkët ndaj Serbisë dhe rezolutës së saj, megjithëse një numër vendesh evropiane, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, thuhet të jenë pajtuar vetëm me parimet e përgjithshme, pa e prekur qëndrimin e tyre për Kosovën.

Autoritetet në Serbi, ndërkaq, thonë se nuk mund të heqin dorë nga qëndrimi kundër pavarësisë së Kosovës, por kanë pranuar se mund të arrihet një kompromis me BE-në për rezolutën e paraqitur në OKB.

Kjo Rezolutë, që bën thirrje për rifillimin e bisedimeve për statusin e Kosovës dhe kundërshton, siç thuhet, shkëputjen e njëanshme, u dorëzua në OKB një javë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ofroi mendimin e saj për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat