Rezoluta për Kosovën ndryshon nga presioni i BE-së

Lajme

Rezoluta për Kosovën ndryshon nga presioni i BE-së

Më: 7 shtator 2010 Në ora: 16:29

Serbia ka filluar të përkulet nga presioni i Bashkimit Evropian për ta zbutur rezolutën e saj mbi Kosovën, të cilën do ta paraqesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB së, shkruan shtypi i Beogradit duke cituar në burime diplomatike. Ujdia pritet të formalizohet në takimin e sotëm në Bruksel të presidentit të Serbisë, Boris Tadiq dhe përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE së, Ketrin Eshton. Shtypi serb citon burime në Beograd dhe Bruksel të kenë thënë se në rezolutën e ndryshuar nuk do të figurojë dënimi i shkëputjes, siç ishte planifikuar, dhe të dyja palët do të ftohen për "dialog", e jo "për të gjitha çështjet e hapura", siç ishte formuluar fillimisht. Përveç kësaj, dialogu për të cilën do të bëhet thirrje, do të duhej të mbahet nën kujdesin e Bashkimit Evropian, e jo të Kombeve të Bashkuara, transmeton DPA.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat