UD i Presidentit të Kosovës takoi kryetarin e Lëvizjes për Bashkim

Lajme

UD i Presidentit të Kosovës takoi kryetarin e Lëvizjes për Bashkim

Më: 5 tetor 2010 Në ora: 16:36

Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, në kuadër të konsultimeve me subjektet parlamentare dhe joparlamentare të vendit, takoi sot kryetarin e Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku.

Edhe në këtë takim u diskutua për situatën politike të krijuar në vend, ndërsa z. Krasniqi tha se do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme takime me drejtuesit e subjekteve politike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat