Vizita e Klintonit do ti japë një shtytje procesit të dialogut

Lajme

Vizita e Klintonit do ti japë një shtytje procesit të dialogut

Më: 13 tetor 2010 Në ora: 15:53

Zëvendësministrja e Jashtme, Vlora Çitaku i tha të mërkurën RTK-së se vizita e Sekretares amerikane të shtetit Hillari Klinton e realizuar dje në Beograd dhe sot në Kosovë do ti japë një shtytje procesit të dialogut me Serbinë. Ajo tha se Beogradi duket se ka filluar të reflektojë për realitetin e ri në Kosovë dhe këtë e dëshmon tërheqja e rezolutës së Serbisë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në shtator të këtij viti me të cilën shprehte gatishmërinë për dialog me Kosovën, por kjo gatishmëri u shpreh edhe në vizitën djeshme të zonjës Klinton në Beograd.

Çitaku tha se SHBA-të do të duhet të përfshihen në bisedimet teknike Prishtinë-Beograd.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat