Protesta para selisë së LDK-së

Lajme

Protesta para selisë së LDK-së

Më: 9 nëntor 2010 Në ora: 13:22

Rreth 40 aktivistë të LDK-së nga Prizreni kanë protestuar sot para LDK-së duke kërkuar përfshirjen e Xhavit Ukajt në listën për deputetë. Sipas tyre Ukaj është hequr nga lista për deputetë nga ana e Eqrem Kryeziut. Protestuesit kërkuan nga kryetari i ri i LDK-së Isa Mustafa që ky person të kthehet në listë, dhe pas një takimi që Ukaj pati me Mustafën u vendos që i fundit të rikthehet në listën e deputetëve të LDK-për zgjedhjet e ardhshme.

Sipas burimeve tona, Isa Mustafa ka marrë parasysh kërkesën e këtyre protestuesve dhe ka futur në listë emrin e Xhavit Uakjt për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat