Thaçi i shpreh Berishës solidaritetin për fatkeqësinë natyrore në Shkodër

Lajme

Thaçi i shpreh Berishës solidaritetin për fatkeqësinë natyrore në Shkodër

Më: 3 dhjetor 2010 Në ora: 02:07

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i telefonoi dje Kryeministrit Berisha, ku i shprehu atij të gjithë mbështetjen dhe solidaritetin e Kosovës për qytetarët e zonave të përmbytura, për qeverinë dhe përpjekjet e saj për përballimin e situatës. Gjithashtu, Kryeministri Thaçi e siguroi Kryeministrin Berisha se, Kosova është e gatshme të japë gjithë kontributin e saj në mbështetje të banorëve të zonave të përmbytura dhe qeverisë shqiptare në përpjekjet e saj për minimizimin dhe lehtësimin e pasojave të përmbytjeve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat