Refugjatët serbë në Mal të Zi duan të regjistrohen në Kosovë

Lajme

Refugjatët serbë në Mal të Zi duan të regjistrohen në Kosovë

Më: 11 janar 2011 Në ora: 09:57

Refugjatët serbë nga Kosova, të strehuar në Mal të Zi, kanë shprehur dëshirën që të përfshihen në regjistrimin e popullsisë në Kosovë, që do të mbahet në muajin prill.

Kryetari i shoqatës së refugjatëve serbë, Milenko Jovanoviq, ka thënë se paraprakisht duhet krijuar parakushte për të marrë pjesë në procesin e regjistrimit.

Po ashtu, sipas tij, duhet siguruar mbikëqyrje serioze nga bashkësia ndërkombëtare që të mos abuzohen të dhënat e regjistrimit në dëm të serbëve, malazezëve, romëve, boshnjakëve e qytetarëve të tjerë joshqiptarë, thotë Jovanoviq.

Sipas mendimit të tij, bojkotimi eventual i regjistrimit mund të rrezikonte pronat dhe të drejtat e tjera të arritura të refugjatëve. Por Jovanoviq konsideron se përgjegjësinë më të madhe e kanë ndërkombëtarët, sepse sipas tij "institucionet e Kosovës nuk kanë kredibilitet as legjitimitet për të realizuar në mënyrë të pavarur procesin e regjistrimit".

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat