Policia urdhërohet të konfiskojë targat e lëshuara nga Serbia

Lajme

Policia urdhërohet të konfiskojë targat e lëshuara nga Serbia

Më: 11 janar 2011 Në ora: 14:37

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka dhënë urdhër që targat e Serbisë, të lëshuara për rajonet e Kosovës, që janë parë në veri të vendit, të konfiskohen. Rexhepi ka theksuar se shteti i Kosovës nuk do të tolerojë që me këto targa të shkelet sovraniteti i vendit. Beogradi ka lëshuar në qarkullim tabela me kodin ndërkombëtar të Serbisë (SRB) edhe për shtatë rajonet e Kosovës. Rajoni i Mitrovicës, sipas tij, do ta ketë kodin KM, që do të jetë i shënuar nën simbolin e Republikës së Serbisë, ndërkaq rajoni i Prishtinës PR, i Ferizajt UR. Tashmë nëpër rrugët e Kosovës, e sidomos në veriun e Mitrovicës, në komunat e banuara me shumicë serbe, sikurse në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, janë parë të vendosura këto targa. Gjithashtu, Beogradi ka rritur edhe numrin e kodeve komunale nga 41, sa kishte, dhe, duke i përfshirë edhe komunat e Kosovës, tashmë i ka 59 kode komunale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat