Gjykata dha masat e sigurisë për 116 të arrestuarit e demonstratës

Shqipëria

Gjykata dha masat e sigurisë për 116 të arrestuarit e demonstratës

Më: 24 janar 2011 Në ora: 23:58

Gjykata e Tiranës dha të hënën masat e sigurisë për 116 shtetasit e arrestuar të premten e kaluar pas demonstratës së opozitës para Kryeministrisë. Nga 116 shtetasit e arrestuar, u lanë të lirë 86 prej tyre, që, sipas vendimit të Gjykatës, do procedohen me masën e sigurisë së "detyrimit me paraqitje në organet e rendit".

Ndërsa, për 26 shtetas të tjerë, Gjykata caktoi masat e sigurisë së "arrestit me burg" me afat 15 dhe 20 ditë. Gjykata caktoi masën e arrestit me burg pa afat për 2 shtetas, ndërsa për 2 të tjerë vendosi masën e arrestit në shtëpi.

Në demonstratën e opozitës para Kryeministrisë pati skena të shumta dhune nga protestuesit, të cilët u përleshën me forcat e rendit. Tre shtetas humbën jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë, punonjës policie dhe civilë, mbetën të plagosur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat