Zyrtarë të PS në Shkodër kalojnë tek LSI

Shqipëria

Zyrtarë të PS në Shkodër kalojnë tek LSI

Më: 27 janar 2011 Në ora: 15:18

27 anëtarë të Asamblesë Socialiste të Shkodrës dhe një këshilltarë socialistë në Këshillin Bashkiak Shkodër kanë dhënë dorëheqjen nga Partia Socialiste dhe i janë bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Shkak për këtë është bërë mospajtimi me mënyrën se si po drejtohet Partia Socialiste nga lidershipi aktual në Tiranë. Edip Shiroka ish-kryetar i PS-së Shkodër në deklaratën e tij ka dënuar dhunën e 21 janarit të shkaktuar sipas tij qëllimisht nga lidershipi socialiste për të marrë me dhunë institucionet e shtetit, po kështu ai ka dënuar edhe mënyrën se si po udhëhiqet Partia Socialiste.

Jetmira Kozmaj, anëtare e Këshillit Bashkiak Shkodër dhe ish-sekretare organizative e PS-së Shkodër mbajti të njëjtin qëndrim me ish-kryetarin Shiroka, duke shtuar se dhuna e provokuar nuk i shërben stabilitetit të vendit.

“Kjo dhunë e shkaktuar së fundmi e cila po reflektohet që nga mënyra se si po udhëhiqet Partia Socialiste nga Edi Rama më kanë shtyrë mua dhe anëtarët e tjerë të asamblesë socialiste të Shkodrës të largohem dhe t’i bashkohen Lëvizjes Socialiste për Integrim”, tha ajo.

Por largimin nga PS-ja e kane konfirmuar edhe Nikolin Dedvukaj, ish-kandidat për kryetar të PS-së, i mënjanuar pa asnjë arsyetim nga kryesia e PS-së, Gent Muriqi ish- kryetar i FRESH, Shkodër dhe anëtar i asamblesë; Edip Shiroka ish-kryetar i PS-së Shkodër dhe Ketmira Kozmaj anëtare e këshillit bashkiak Shkodër me PS-në.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat