Berisha: Dialogu, me rëndësi për pavarësinë e Kosovës

Shqipëria

Berisha: Dialogu, me rëndësi për pavarësinë e Kosovës

Më: 8 mars 2011 Në ora: 15:17

Kryeministri Berisha ka përshëndetur sot fillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruskel. Në një deklaratë për shtyp kryeministri Berisha e cilëson dialogun si një proces i domosdoshëm për konsolidimin e pavarësisë, integritetit territorial të Republikës së Kosovës por gjithashtu, si një proces që kontribuon në paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Zgjidhja nga shteti i lirë dhe i pavarur i Kosovës i të gjitha problemeve, me fqinjët në tërësi dhe Serbinë në veçanti, ka rëndësi parësore në konslodimin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, fuqizimin e rolit të saj në bashkëpunimin, integrimin rajonal, europian dhe euroatlantik” thekson Berisha.

Gjithashtu kryeministri Berisha ka përshëndetur angazhimin e BE-së, zyrës së Baroneshës Ashton, në lehtësimin e dialogut, si dhe mbështetjen e Qeverisë së SHBA, si një kusht i domosdoshëm për ecurinë pozitive dhe suksesin e tij.

Ai thekson se e ardhmja europiane, e shqiptarëve dhe serbëve, përben bazën solide për të nisur një kapitull të ri në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin midis këtyre dy kombeve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat