Shtyhet vizita zyrtare e Topallit për në Japoni

Shqipëria

Shtyhet vizita zyrtare e Topallit për në Japoni

Më: 13 mars 2011 Në ora: 09:34

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, mësohet se e ka shtyrë vizitën e saj zyrtare, të planifikuar në Japoni, gjatë datave 14-15 mars 2011.

Për shkak të gjendjes alarmante të krijuar atje, pas tërmetit të fuqishëm dhe tsunamit shkatërrues, kryeparlamentarja e ka parë me vend realizimin e kësaj vizite në një moment tjetër.

Ndërkaq, mësohet se Topalli i ka dërguar një letër ngushëllimi kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë, Takahiro Yokomichi.

"Në këto momente të vështira, lutemi që populli japonez të kapërcejë këtë katastrofë", shkruan ajo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat