Fier, çamët në protestë

Shqipëria

Fier, çamët në protestë

Më: 18 prill 2011 Në ora: 17:05

Qindra qytetare fierake, përfaqësues të komunitetit çam dhe trevave të tjera, protestuan në një nga sheshet kryesor të qytetit, kundër parrullave antishqiptare që janë shfaqur ditët e fundit në Himarë dhe gjithë rivierën shqiptare.

Me flamuj kombëtarë dhe parrulla kundër provokimeve dhe përçarjes, protestuesit kanë kërkuar që partitë politike të ulin flamujt e tyre dhe të mbajnë lart flamujt kombëtar dhe çështjen e identitetit kombëtar.

Përfaqësues të shoqatave të ndryshme vunë theksin në harmoninë që duhet të ketë të dy popujt dhe të mos lejojnë që qarqet nacionaliste greke të fusin përçarje midis tyre.

Tubimi kundër parrullave që fyejnë kombin shqiptar dhe në veçanti komunitetin çam, u zhvillua me iniciativën e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet dega Fier.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat