Kodheli: PD-ja po bllokon procesin e numërimit

Shqipëria

Kodheli: PD-ja po bllokon procesin e numërimit

Më: 10 maj 2011 Në ora: 15:26

Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli në një konferencë për shtyp theksoi se përfaqësuesit e PS-së në KZAZ-në 49, Njësia bashkiake numër 5, kanë bërë me dije se prej më shumë se dy orësh grupi i numërimit të Partisë Demokratike vazhdon të bllokojë procesin e numërimit të votave për kryetar bashkie, edhe pse prej dy orësh kutitë qëndrojnë të gatshme për tu numëruar mbi tavolinat e numërimit.

"Kjo që po ndodh është e pajustifikueshme, por fakti edhe më i rëndë është mënyrë se si po sillet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në këto momente. KQZ vazhdon të injorojë në mënyrë të plotë atë çka po ndodh në Njësinë Bashkiake numër 5, ku procesi i numërimit mbetet i bllokuar nga anëtarët e grupit të numërimit të Partisë Demokratike, të cilët në shkelje të hapur të ligjit janë refuzuar të numërojnë votat", tha Kodheli.

Ajo shtoi se bllokimi i procesit të numërimit në Njësinë 5 nga ana e numëruesve të Partisë Demokratike nuk vjen për arsye teknike, por thellësisht politike.

"Të gjithë jemi dëshmitarë të arsyeve nga më absurded që po përdoren nga përfaqësuesit dhe numëruesit e Partisë Demokratike në Njësinë 5, vetëm e vetëm për të bllokuar numërimin e votave në një tjetër njësi ku rezultati është thellësisht në favor të kryetarit të bashkisë Edi Rama. I bëjmë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të ndërmarrë të njëjtin veprim me numëruesit e Partisë Demokratike në Njësinë numër 5, njësoj siç bëri me Njësinë 10", tha Kodheli.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat