Numërimi, Tahiri nuk lejohet të futet në KZAZ. Policia: Nuk ka leje

Shqipëria

Numërimi, Tahiri nuk lejohet të futet në KZAZ. Policia: Nuk ka leje

Më: 11 maj 2011 Në ora: 15:55

Deputeti i Partisë Socialiste Saimir Tahiri është konfrontuar me policinë në njësinë 6 në Kombinat pasi nuk është lejuar të qëndrojë në ambientet e brendshme të qendrës së numërimit të votave.

Në një prononcim për “Ora News” Tahiri është shprehur se si një përfaqësues i monitorimit të procesit të numërimit të votave në këtë njësi ka marrë një urdhër nga KZAZ-ja përkatëse, ndërsa nuk është lejuar nga shefi i komisariatit të policisë së kësaj zone në kryeqytet.

Ndërkohë, ka reaguar edhe shefi i policisë se Kombiantit Dritan Lamaj lidhur me këtë situatë, duke theksuar se nuk është urdhëruar nga asnjë vendim i KZAZ-së dhe se ai po zbaton ligjin.

Në njësinë numër 6 në orët e para të ditës së mërkurë është pezulluar procesi i numërimit për shkak të një incidenti mes deputetit të Partisë Socialiste Saimir Tahiri dhe mbështetës të Partisë Demokratike, duke shkaktuar edhe pezullimin e numërimit të votave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat