PS, Brace: Berisha futi sot keqbërës në njësinë nr 5. Të mbrojmë votën

Shqipëria

PS, Brace: Berisha futi sot keqbërës në njësinë nr 5. Të mbrojmë votën

Më: 13 maj 2011 Në ora: 14:34

Partia Socialiste ka bërë thirrje sot të tërhiqen nga numërimi i votave 5 komisionerët e PD, që sipas kësaj selia janë keqbërës dhe janë sjellë aty posacërisht të deformojnë rezultatin në këtë njësi.

Deputeti Erjon Brace bëri të ditur më konkretisht 5 emrat e personave që sipas tij janë futur qëllimisht për të ndërhyrë në leximin e votës së qytetarit.

“Në këto momente që po flasim, procesi po zhvillohet në qëndrën e numërimit nr 5. ku rezultoi se sot në 5 tavolinat e numërimit janë ulur këta persona.

1-Avni Hasa, 1980, banues në njësinë 7 për të numëruar votat e kësaj njësie, nënkomisar, pjesë e strukturave të armatosura të ministrisë së brendshme. Ky person nuk mund të jetë në asnjë mënyrë pjesë e numërimit të votave.

2-Andi Toma, keqbërës, në drejtorinë e rrugëve, njeriu më i përfolur në tendera marramandëse dhe në vjedhje, i kërkoj dhe këtij zotërie të cohet nga tavolina e numërimti.

3-Ervin Minarolli, me detyrë keqbërës, në drejtorjnë e tranaportit, personi në fjalë ishte deri para 2 ditësh nënkryetar i KZAZ të njësisë numër 10. Një njeri që u verfikua si problemi themelor i parregullsive gjatë gjithë ditës së dielë dhe njësisë nr 10. Ky person do të përgjigjet para drejtësisëë për cdo krim elektoral.

4-Martin Biba, nëndrejtor i sigurisë për gjithë portet dhe aeroportet, strukturë e Ministrisë së Transporteve që për fat të keq dhe armatoset nga Minsitria në fjalë.

5-Lirim Prendi, inspektor antikorrupsioni në një qeveri të zhytur në korrupsion, merr pjesë sot në procesin e nuëmrimit. Këta persona janë futur sot në numërimin e votave në këtë njësi dhe duhet të cohen menjëherë nga këto tryeza", kerkoi sot Brace.

“Lufta” në njësinë numër 5 sa vjen dhe ashpërsohet. Ndërsa kandidatët janë me diferencë të ngushtë votash në total, njësia bashkiake numër 5 do të përcaktojë fituesin përfundimtar, Ramën ose Bashën.

Brace thekson se PS është e angazhuar për leximin e cdo vote dhe se për këtë ka anagzhuar njerëzit më të mirë të saj në këtë process delikat.

Duek falenderuar prezencën e ambasadorëve që zhbllokuan procesin e nuëmërimti në këtë njësi, Brace theksoi se PS nuk do të lejojë deformimin e rezultatit që dëshmon qarë fitoren e Ramës.

“Do mbrojmë votën e qytetarëve të Tiranës, do e mbrojmë deri në fund, do e sigurojmë atë. U bëj thirrje cdo qytetari të Tiranë të jetë pranë numërimit të votave, që vota që nga buron demokracia në këtë vend të lexohet me transparencë.Ttë angazhohemi sot për të mbrojtur votën dhe lexuar atë drejt. Instrumenti i votës së lirë është vënë në rrezik nga Basha e Berisha. Sa më shumë rritet trendi i fitores në Tiranë aq më shumë rritet ankthi i Berishës”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat