Mbetet i bllokuar numërimi i 8 kutive të fundit në Tiranë

Shqipëria

Mbetet i bllokuar numërimi i 8 kutive të fundit në Tiranë

Më: 14 maj 2011 Në ora: 10:18

Tetë kutitë e fundit me vota të pa numëruara të Tiranës, nga zgjedhjet lokale të 8 majit, janë shndërruar në problem për gjetjen e emrit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Numërimi në njësinë bashkiake numër 5, i paraparë që të fillojë sot në orën 8 të mëngjesit raportohet se ende nuk ka filluar. 8 kutitë e fundit ta pa numëruara janë nga kjo njësi ndërsa aty po qëndrojnë edhe ambasadorët e SHBA-ve dhe ai i BE-së të cilët po bëjnë presion për nisjen e numërimit.

Deri më tash, nga votat e numërua nga 477 kuti, prej 485 sa ka në tërësi, kandidati demokrat, Lulzim Basha ka marrë 50.1%, ndërsa kryetari aktual i Tiranës, kryesocialisti, Edi Rama, ka marrë 49.9%.

Në rang vendi, koalicioni i socialistëve, “Aleanca për të Ardhmen”, ka fituar 37 bashki ndërsa koalicioni i të djathtëve, “Aleanca për Qytetarin”, ka fituar 28 bashki.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat