Arvizu, mbyllja e procesit, fitore për demokracinë

Shqipëria

Arvizu, mbyllja e procesit, fitore për demokracinë

Më: 14 maj 2011 Në ora: 18:42

Në kohën kur selitë e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike festonin fitoren e kandidatit të tyre për Bashkinë e Tiranës, pas numërimit të kutisë së fundit për Bashkinë e Tiranës, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu apeloi të pritej certifikimi i rezultatit përpara shpalljes së triumfuesit Basha apo Rama.

Në një mesazh të lëshuar 2 orë pasi KZAZ 49, ku u numërua kutia e fundit e votimit në njësinë 5, Ambasadori amerikan shprehu urime që më në fund ky proces u mbyll . Sipas diplomatit amerikan, kjo ishte një fitore për demokracinë e Shqipërisë dhe popullin shqiptar.

Ambasadori Arvizu deklaroi se teksa të dyja palët pretendojnë fitoren është vecanërisht e rëndësishme që të pritet derisa rezultati të certifikohet në përmbushje me kodin zgjedhor.

Arvizu thekson në mënyrë të vecantë se ai nuk flet në emër të BE apo OSBE-së, por se kjo deklaratë reflekton vetëm qendrimin e ambasadës amerikane.

Ambasadori amerikan u shpreh se do ti dërgonte të njëjtin mesazh edhe dy kandidatëve Basha e Rama.

Diplomati amerikan ka ndjekur nga afër numërimin e votave në dy ditët e fundit duke i kthyer në rolin e vëzhgusit. Ai ka qenë i pranishëm një ditë më parë si edhe gjatë paradites së sotme në numërimin e votave në njësinë nr. 5. Ai është shprehur disa here, se nuk duhet të kishte vonesë në këtë proces.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat