Tiranë, probleme në njësinë bashkiake numër 9

Shqipëria

Tiranë, probleme në njësinë bashkiake numër 9

Më: 16 maj 2011 Në ora: 16:20

Ndërsa procesi i numërimit të votave për drejtimin e njësisë bashkiake numër 9 në kryeqytet janë evidentuar edhe problemet e para në kutitë e votimit. Kështu nga të dhënat që vijnë nga komisioni zonal i administrimit të zgjedhjeve numër 53 në kryeqytet, ka rezultuar që qendra e votimit 1961 ka gabuar në dërgimin e materialeve në KZAZ duke futur në të njëjtën kuti fletët dhe kundra fletët e votimit. Në këto kushte grupet e numërimit të votave kanë konstatuar këtë problem që në fillim ndërsa për 2 kutitë e para KZAZ-ja ka marrë vendimin për ti quajtur të vlefshme këto fletë ndërsa është përfshirë në rezultat edhe konstatimi i grupeve të numërimit. Në këto kushte KZAZ-ja ka vendosur që ti cilësojë si të pavlefshme fletët për kandidiatin e minibashkisë dhe të këshillit të minibashkisë çka është kundërshtuar nga ana e përfaqësuesve socialistë në KZAZ. Gjithsesi edhe në momentin kur KZAZ-ja i ka cilësuar të vlefshme apo të pavlefshme këto fletë do ti dërgohen Komisionit Qëndor të Zgjedhjeve së bashku me problematikën e ngritur nga grupet e numërimit. Kjo situatë krijon hapësira që partitë politike të kontestojnë rezultatin pas konstatimit të grupeve të numërimit dhe të çojnë ankimimin në Komisionin Qëndoror të Zgjedhjeve. Në këtë kuti kanë hedhur votën e tyre 570 votues.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat