Peng tabelat e rezultateve të njësisë 5. Palët me dy variante

Shqipëria

Peng tabelat e rezultateve të njësisë 5. Palët me dy variante

Më: 16 maj 2011 Në ora: 18:25

Edhe pse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka kërkuar nga të gjitha KZAZ-të që të dorëzojnë tabelat përmbledhëse të rezultateve, në KZAZ- në 49 që i përket njësisë bashkiake numër 5, vazhdon të jetë një situatë e paqartë se përse kjo tabelë nuk ka përfunduar dhe nuk është dorëzuar në KQZ. Kryetari i kësaj KZAZ-je jep argumentet e tij përse ky proces është bllokuar.

“Është bllokuar procesi që mbrëmë nga sekretari, nënkryetari dhe dy anëtarët e Aleancës për të Ardhmen”, thotë Ilir Goci. Ndërsa nën kryetari i kësaj KZA thotë se tabela nuk është gati pasi ky proces po neglizhohet nga ana e demokratëve. Ndërkohë anëtarët faktojnë dhe dokumentet për numërimin e sekretares se re, Enkeleda Omeri.

“S’ka asnjë pretendim. Është thjesht shkelje e ligjit nga ana e këtij kryetari që nuk e di se si ka mundësi që nuk zbaton ligjin”, tha Elvin Lako.

Ditën e diel ka përfunduar edhe numërimi i kutive për këshillin bashkiak ndërkohë që pritet të fillojë numërimi i kutive për kryetarin e njësisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat