Procesverbalet te Njësia 5 në KQZ, pa firmën e PD-së

Shqipëria

Procesverbalet te Njësia 5 në KQZ, pa firmën e PD-së

Më: 16 maj 2011 Në ora: 20:17

Që prej orës 10:00 të ditës së djeshme anëtaret e KZAZ-së numër 49 kanë patur një sërë mosmarrëveshjes që kishin të bënin me firmosjen e tabelës përmbledhëse të procesverbaleve që kanë dalë pas numërimit të votave për kryetar bashkie. Katër anëtaret që kanë shumicën nga Partia Demokratike (PD) kanë kundërshtuar firmosjen e tabelës pasi sipas tyre në një proces verbal ka lapsuse në drejtshkrim.

Gjatë paradites se sotme situata ishte e pandryshuar duke bllokuar procesin e numërimit të kutive për minibashkinë.

Mosmarrëveshjet për tabelën përfundimtare do të mbërrijnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), bashkangjitur me një procesverbal, ku janë shënuar të gjitha vërejtjet e shumicës në këtë KZAZ.

Blerina Gjylameti shpjegon se në këtë moment, çështja kalon në kompetencat e KQZ-së dhe komisionerët thjesht përcjellin dokumentacionin, duke i lënë KQZ-së, të deklarohet për miratimin ose jo të tabelave përmbledhëse.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat