Çlirim Gjata: Votat në kutinë e gabuar të trajtohen si të vlefshme- KQZ duhet t’i numërojë

Shqipëria

Çlirim Gjata: Votat në kutinë e gabuar të trajtohen si të vlefshme- KQZ duhet t’i numërojë

Më: 17 maj 2011 Në ora: 12:52

Ish kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Çlirim Gjata shprehet se votat e hedhura në kutinë e gabuar, nuk janë të pavlefshme dhe si të tilla ato duhet të konsiderohen si vota për kandidatët. “Nuk e bën të pavleshme hedhja në një kuti votimi të gabuar, ky është një ometim prandaj ato duhet të llogariten si fletë të vlefshme nga KQZ-ja. S`ka ligj që e rregullon këtë akt administrative. Qytetari ka votuar se nuk është faji i tij se është hedhur gabimisht në kuti. Nuk duhet me një veprim administrativ të shkelësh Kushtetutën”- theksoi Gjata. Sipas tij KQZ-ja duhet t’i numërojë këto fletë votimi në bazë të njësive bashkiake dhe më pas të procedojë edhe me hapat e tjera.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat