KQZ-ja po shkon drejt një vendimi

Shqipëria

KQZ-ja po shkon drejt një vendimi

Më: 17 maj 2011 Në ora: 15:39

Çështja e rezultatit të bashkisë së Tiranës mori papritur një zhvillim të ri. Kryetari i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kërkoi përgatitjen e një akti për t’i dhënë zgjidhje cështjes së fletëve të votimit të futura në kutinë e gabuar.

Në fillim të mbledhjes kryetari Arben Ristani tha se ka marrë nga KZAZ-të 46, 48, 49, 51, 53, 54 dhe 55 shqetësimin për vlerësimin e këtyre fletëve. Sipas tij, disa KZAZ i kanë vlerësuar këto si fletë të pavlefshme dhe disa si fletë të kontestuara.

Sipas kryetarit Ristani, meqë në shpalljen e rezultatit për Tiranën komisioni vepron edhe si Komision Qendror edhe si komision zonal, duhet bërë unifikimi i praktikës.

Kryetari Ristani i përpoq t'i japë fund debatit, duke i kërkuar administratës të përgatisë projekt-aktin për unifikimin e praktikës. Me fjalë të tjera, KQZ do të veptojë si një super KZAZ për të 11 KZAZ-të e Tiranës për të vendosur për të tëra njësoj se cdo të bëhet me fletët e gjetura në kutitë e gabuara.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat