Braçe: Qytetarët, nesër përpara KQZ-së

Shqipëria

Braçe: Qytetarët, nesër përpara KQZ-së

Më: 17 maj 2011 Në ora: 20:45

Deputetët e PS janë larguar nga salla e KQZ për tu rikthyer nesër sërish të vendosur që të asistojnë dhe të mos lejojnë sipas tyre, miratimin e projektvendimit të rishikimit të fletëve të kontestuara.

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, në një sinkron me deputetët e tjerë të opozitës, në një dalje për mediat kërkoi publikisht që të respektohet vullneti i qytetarëve, kjo në përputhje me të gjitha rregullat dhe ligjet në një vend demokratik.

Braçe akuzoi kryetarin e KQZ-së, i cili se bashku me tre anëtarët e maxhorancës, po shkelin të gjitha të drejtat kushtetuese, e duke formalizuar vendimin dhe vlerësimin e 8 majit.

“Ne nuk shkelëm asnjë ligj. Ne kapëm në flagrancë ku Ristani dhe tre anëtarët ishin duke shqyrtuar një vendim, mbi një akt të paligjshëm”.

Deputeti i opozitës theksoi se ambientet e KQZ-së do të lihen të lira, kjo pas pezullimit të mbledhjes nga z.Ristani, por dita e nesërme do të jetë sërish në fokus, për të asistuar në një vendim ligjor, e cila ka të bëjë me formalizimin e rezultatit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat