Basha: “Vota do të numërohet dhe zëri juaj do të dëgjohet”!

Shqipëria

Basha: “Vota do të numërohet dhe zëri juaj do të dëgjohet”!

Më: 18 maj 2011 Në ora: 22:25

“Përgjatë këtij procesi, unë kam përcjellë një mesazh të qartë, vota juaj do të numërohet dhe zëri juaj do të dëgjohet”. Me anë të këtij mesazhi, kandidati i Partisë Demokratike Lulzim Basha, për Bashkinë Tiranë deklaroi se procesi duhet të vijojë, sikunder vijon të jetë i drejtë dhe i saktë.

“Çdo përpjekje për të bllokuar këtë proces, përben ndëshkimin e vullnetit të qytetarëve, ndërsa numërimi i votave është thelbi i zgjedhjeve”. Kështu deklaroi Basha, ndërsa kërkoi që të respektohet deri në detaj ky proces dhe se revolta e PS-së, kërcënon demokracinë.

“Vota juaj do të numërohet dhe zëri juaj do dëgjohet. Vlerësoj transparencën me të cilën ka vijuar ky proces, në mënyrë të vecantë me transparencën e votave të vendosura aksidentalisht. Ne e dimë se gjuha provokuese, për të ndërprerë këtë proces dhe për të ushtruar presion ndaj administratës janë jo të denja dhe dëmtojnë procesin”, vijoi më tej Basha.

Për të, gjuha provokuese e palës kundërshtare, është një perpjekje për të ushtruar presion mbi ata që administrojnë këtë proces, duke dëmtuar kësisoj demokracinë.

“Kandidati tjetër, në vend që të ndjekë rendin ligjor, ka vendosur të ndjekë rregullat e rrugës. Ai ka zgjedhur rrugën dhe nuk pranon të numërohet cdo votë, pasi ka frikë se humbet. Një proces transparent e i saktë, që siguron numërimin e cdo vote, duhet të respektohet nga të gjitha palët”.

Duke kërkuar kohë, z. Basha citoi që zëri i cdo qytetari të respektohet, ndërsa i drejtohet kryesocialistit të mos nxitohet me akuza të pabaza.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat