Pilotët shqiptarë të helikopterëve, kurse trajnimi në Britaninë e Madhe

Shqipëria

Pilotët shqiptarë të helikopterëve, kurse trajnimi në Britaninë e Madhe

Më: 4 gusht 2012 Në ora: 10:22

Ministria shqiptare e Mbrojtjes ka kontraktuar shoqërinë britanike “FB Heliservices” për trajnimin e pilotëve të helikopterëve të forcave të armatosura. Lajmi u publikua dje në sitin e “United Press International”. Në artikull shkruhej se “FB Heliservices”, një firmë e përbashkët e “Bristow Helicopters” dhe “Cobham Aviation Services”, do ofrojë trajnimin e 12 pilotëve të forcave ajrore shqiptare. Pilotët do të trajnohen në fushën teknike, ndërkohë që katër ekuipazhe do të trajnohen për operacionet e kërkimshpëtimit. Pilotët dhe ekuipazhet do të përdorin helikopterë të tipit “Cougar”, do të trajnohen në Angli me mjete të tipeve “Agusta A109” dhe “Bell 412 HAR2”.

“Jam shumë i kënaqur që ‘FB Heliservices’ arriti të nënshkruante këtë kontratë dhe veçanërisht meqë bëhet fjalë për kontratën e parë të këtij lloji në Angli”,-tha menaxheri i përgjithshëm i “FB Heliservices”, Peter Richardson. “‘FB Heliservices’ ka në historinë e vet një numër shumë të madh trajnimesh pilotësh për klientë nga të gjitha anët e globit. Tani vëmendja jonë është përqendruar te puna e përbashkët me Ministrinë shqiptare të Mbrojtjes për aftësimin e pilotëve të tyre në përdorimin me sukses të helikopterëve të tyre ‘Cougar’”,- tha Richardson.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat