Widhers: Hedh poshtë akuzat e PS-së për sondazhin

Shqipëria

Widhers: Hedh poshtë akuzat e PS-së për sondazhin

Nga: Bota sot (Tiranë) Më: 8 qershor 2009 Në ora: 15:14

Tiranë– Bëhet e ditur se koalicion i vëzhguesve vendas është i përbërë nga 6 organizata, të cilat kanë për detyrë të mbikëqyrin nga afër të gjitha detajet e procesit gjatë ditës së votimeve.I pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Widhers, i cili ka përsëritur apelin që u drejtoi para pak ditëve qytetarëve shqiptarë, mbi pajisjen e tyre me karta identiteti në kuadrin e procesit. “Qytetarët të marrin kartat e identitetit”, ka përsëritur thirrjen e tij përfaqësuesi zyrtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Sipas tij, plotësimi apo jo i standardeve zgjedhore, është një fakt i cili gjendet tashmë në duart e qytetarëve shqiptarë.

“Çdo mangësi, regres për vendin. Standardet, të domosdoshme për vendin”, mësohet të ketë thënë ndër të tjera Withers. Ndërkaq, ai ka reaguar edhe lidhur me akuzat e fundit se sondazhi i organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nxjerrë si fitues Partinë Demokratike. Ne nuk kemi bërë sondazh, ne vetëm kemi financuar atë”, tha Widhers në fjalën e tij.

Ndërkaq, sa i përket procesit zgjedhor, z.Widhers, thotë se qeveria amerikane është e angazhuar maksimalisht që ky proces të kalojë sa më mirë.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Xhon Uidhërs i Dytë tha se Qeveria amerikane është e interesuar për zgjedhje të lira dhe demokratike më 28 qershor dhe se ne të kundërt do të shënohej hap mbrapa. Ambasadori Uidhërs i Dytë i bëri deklaratat gjatë prezantimit të vëzhguesve vendorë për zgjedhjet.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës thotë se është e interesuar vetëm për një sondazh në Shqipëri, që do të jenë zgjedhjet e 28 qershorit. Ambasadori amerikan bëri thirrje për pajisjen e shtetasve me karta identiteti dhe për pjesëmarrje në votime. Zoti Uidhërs i Dytë theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk bëjnë sondazhe, pavarësisht se mund të financojnë projekte të ndryshëm.

“Qeveria e SHBA-së ofroi burimet financiare për të mundësuar mbajtjen e një sondazhi shqiptar, jo të një sondazhi amerikan, dhe jo të përfundimeve amerikane. Zgjedhjet e 28 qershorit përbëjnë një piketë shumë të rëndësishme për zhvillimin demokratik të Shqipërisë, zgjedhjet të lira e të ndershme që plotësojnë standardet ndërkombëtare do të tregojnë që Shqipëria po lëvizë më pranë integrimit të plotë euroatlantik. Çdo gjë më pak se kaq do të ishte shenjë regresi", ka thënë ambasadori Uidhërs.

Organizata jofitimprurëse "PULS" publikoi të dielën rezultatet e sondazhit të kryer në 20 maj, sipas të cilit Partia Demokratike dilte fituese në zgjedhje me 43 për qind, ndërsa Partia Socialiste kishte 34 për qind të votave.

Projekti u financua nga USAID dhe Ambasada britanike. Organizata thoshte se rezultatet nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it, Qeverisë amerikane, Ambasadës Britanike apo Qeverisë Britanike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat