Shtohen zërat për dorëheqjen e Ramës

Shqipëria

Shtohen zërat për dorëheqjen e Ramës

Më: 20 korrik 2009 Në ora: 17:45

Shtohen zërat brenda Partisë Socialiste për dorëheqjen e kryetarit Edi Rama. Pas deklaratave të Ben Blushit, Arben Malaj dhe Edlira Haxhiymeri, për pranimin e humbjes nga drejtuesi i selisë rozë dhe largimin e tij nga ky post për t'i hapur rrugë zhvillimeve të reja brenda kësaj partie, të njëjtën gjë e ka kërkuar dje kryetari i degës së Partisë Socialiste në Shkodër, Edip Shiroka.

Në një prononcim të dhënë për televizionin kombëtar "Klan", Shiroka ka kërkuar që Edi Rama duhet të zbatojë statutin e partisë dhe të japë dorëheqjen, për t'i krijuar hapësira për të drejtuar situatën drejt zhvillimeve të tjera. "E rëndësishme është bërja e analizave, sepse nuk ka thjeshtë një dorëheqje pa bërë analizën", vlerësoi zyrtari i Partisë Socialiste. Për të, një analizë për shkaqet që çuan drejt humbjes në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, do të ndihmojë edhe më tepër në përmirësimin e dobësive dhe forcimin e kësaj force politike për jetën aktive të saj. Shiroka tha analiza është ajo që të vë në pozita pune, të tregon se ku janë dobësitë, në mënyrë që këto gabime të mos bëhen më, të mos përsëriten. Por, sipas tij, dorëheqja e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, është një proces që vjen normal, duhet të zbatohet statuti i partisë

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat