Mbyllet tuneli i Thirrës në autostradën Durrës-Kukës-Morinë

Shqipëria

Mbyllet tuneli i Thirrës në autostradën Durrës-Kukës-Morinë

Më: 16 gusht 2009 Në ora: 15:26

Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit të Shqipërisë njofton të gjithë drejtuesit e automjeteve se, Tuneli i Thirrës në autostradën Durrës-Kukës-Morinë do të jetë i mbyllur për trafikun nga ora 23:00 e ditës së martë më 18 gusht deri në orën 07:00 të së enjtes më 20 gusht.

Ky kufizim i përkohshëm bëhet si rezultat i punimeve elektromekanike dhe përforcuese në galerinë jugore të tunelit, të cilat për arsye teknike dhe sigurie nuk mund të kryhen në kushtet e zhvillimit të trafikut.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat