Kompani ndërkombëtare interes për licencën e katërt të telefonisë celulare

Shqipëria

Kompani ndërkombëtare interes për licencën e katërt të telefonisë celulare

Më: 7 janar 2009 Në ora: 16:40

Kompani ndërkombëtare nga më të njohurat në telefoninë celulare kanë shprehur interes për të marrë licensën e katërt në tregun shqiptar. Kreu i AKEP Ilir Shehu tha se pjesë e interesit janë edhe sipërmarrës shqiptarë të cilët mund të krijojnë ndërmarrje të përbashkëta me të huajt.

Me futjen në treg të celularit të katërt autoritetet synojnë që të sjellin ulje të metjshme të tarifave të shërbimit të telefonisë së lëvizshme. Fituesi i licensës së katërt celulare shpallet më 23 janar 2009 dhe afati i hyrjes në treg do të përcaktohet një vit. Në Shqipëri raportohet të jenë 2.3 milion përdorues të telefonisë celulare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat